Kryeinspektori IKMT-së në Vlorë, Fatmir Meta, ka kërcënon deputetin demokrat Agron Shehaj: Mbaje men
- Glob News
- Sep 18, 2018
- 1 min read
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj së bashku me deputeten Nada Meçorapaj ishin në Jal në mbështetje të banorëve të cilët kundërshtojnë shembjen e objekteve nga ana e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar as përplasjet ndërsa një moment, siç shihet edhe në video, kryeinspektori IKMT-së në Vlorë, Fatmir Meta, ka kërcënuar deputetin demokrat Agron Shehaj.
‘Mbaje mend këtë fytyrë mirë. Nga Vlora jam unë’, i drejtohet kryeinspektori deputetit.
Krahas kërcënimit, kryeinspketori IKMT-së ka shkelur gjithashtu detyrën pasi nuk mund të pengojë deputetin apo ti kërkojë atij llogari, pasi pengon punën e tij kushtetuese.

Comments