top of page

Jo vetëm rruga e Kombit, Gjiknuri paralajmëron rrugë të tjera me pagesë…

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Sep 18, 2018
  • 1 min read

Jo vetem rruga e Kombit, por edhe akse te tjera rrugesh se shpejti mund te behen me pagese.

Një ditë pasi nisi aplikimi i tarifës për Rrugën e Kombit ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi se ka ardhur koha që përdoruesit e rrugës të paguajnë për mirëmbajtjen e rrugës.

“Sot që flasim kërkohet minimalisht 50 milionë euro për miërmbajtjen normale pr sistemin tonë rrugor. Aktualisht financojmë pak më pak se 30. Qeveritë e mëparshme nuk kanë financuar më shumë se 2 miliardë lekë. Ka ardhur momenti që përdoruesit e rrugës të kontribuojnë për mirëmbajtjen e rrugës. Parimi është ai që përdor rrugën dhe konsumon më shumë është e vetmja zgjidhje që kanë gjetur të gjithë vendet e botës, aq më tepër vendet me buxhet të varfër si Shqipëria” u shpreh ministri Gjiknuri sot në komisionin e Ekonomisë.

 
 
 

Comentários


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page