top of page

I gjithë aparati policor dhe shtetëror ishte rreshtuar sot kundër qytetarëve dhe në mbrojtje të vjed

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Sep 17, 2018
  • 1 min read

Agron Shehaj

. Gjithë natën mbrëmë dhe gjithë ditën sot forcat e policisë kanë bërë demonstrim force dhe terror psikologjik ndaj qytetarëve për t’i ndaluar ata të protestojnë. Ndërkohë, mediat kanë heshtur pothuajse të gjitha, ndërsa shumë prej tyre u angazhuan në fushata keqinformuese. Megjithatë, qytetarët dolën në rrugë kundër vjedhjes për pasurimin e Ramës dhe oligarkëve të tij. Në emër të Partisë Demokratike, së bashku me anëtarë dhe drejtues të PD-së, isha atje dhe pashë në veprim shtetin e kapur nga korrupsioni dhe krimi. Në fund fare, si një bandit cinik, nga ata që vrasin natën dhe qajnë ditën, Edi Rama falenderoi qytetarët për mirëkuptimin. I falenderoi që me anë të dhunës tani do të grabisë i qetë paratë e tyre së bashku me Kastratin dhe Salillarin. Turp dhe kriminale për policinë që të mobilizohet kundër njerëzve në mbrotje të banditëve. Turp për të gjithë ata që u shitën dhe me heshtjen apo propagandën e tyre mbështetën vjedhjen. Dita e sotme tregon se aleanca krim-qeveri-oligarki-media është rrezik për Shqipërinë dhe të ardhmen tonë. Ka vetëm një shpëtim prej saj: shkatërrimi i saj. Kjo është detyra jonë dhe e cdo shqiptari me kurajë dhe dinjitet.

 
 
 

ความคิดเห็น


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page