top of page

E gjithë Tirana është mbërthyer nga një trafik që ka paralizuar gjithë lëvizjen e qytetarëve. Arsyej

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Sep 15, 2018
  • 1 min read

E gjithë Tirana është mbërthyer nga një trafik që ka paralizuar gjithë lëvizjen e qytetarëve. Arsyeja? Çmenduria e Erjonit për të vjedhur. Të gjitha rrugët kryesore i janë nënshtruar një ndërhyrjeje të çrregullt dhe kaotike të Bashkisë Tiranë për të krijuar korsi biçikletash aty ku 12 vitet e Edi Ramës s’lanë hapësirë për të kaluar njeriu. Por, Erjon Veliaj s’ngelet prapa. Në 207 ai ka miratuar mbi 850 leje ndërtimi dhe këtu demaskohet edhe falsiteti i tij prej kinse “green-mayor”

Kështu, e gjithë Rruga e Kavajës është nën një trafik të përditshëm dhe nga një rrugë e gjerë me dy korsi sot, kjo rrugë deri në kryqëzimin e 21-shit është kthyer në një ngushticë që zor se kalojnë dy makina paralel. E njëjta situatë vërehet edhe pranë zonës së ish-bllokut, ku makinat dhe autobuzat nuk marrin dot kthesën për shkak se pengohen nga kunjat prej hekuri që gardhojnë korsinë e biçikletave.

Por, Erjon Velisë nuk i bëhet vonë se ka as s’ka rrugë për biçikleta, rëndësi ka që ka korsi për korrupsion. Kështu, si historia e mbjelljes së pemëve, edhe korsitë e biçikletave fshehin disa kinezëri korruptive.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page