Protesta kundër taksës në Rrugën e Kombit, PD në Kukës: Do mbështesim qytetarët
- Glob News
- Sep 13, 2018
- 1 min read
Që nga data 17 shtator në autostradën Durrës-Kukës, në Morinë do të futet në fuqi tarifa për kalimin e automjeteve. Kryetari i Partisë Demokratike për rrethin e Kukësit, Arif Rexhmati në një dalje publike, lajmëroi se do të ketë protesta, për të kundërshtuar tarifën e vendosur në rrugën e Kombit, nga Qeveria Shqiptare. Ai shpreh mendimin se forca që ai drejton, do të jetë në mbështetje të çfaredolloj proteste e cila është në përputhje me interesat e popullit kuksjan. Herën e parë që filloi taksimi në Rrugën e Kombit u shënuan trazira të mëdha, pasi taksa e vendosur ishte 5 euro dhe protestat e qytetarëve kusianë e detyruan qeverinë që të tërhiqet dhe të ndryshojë tarifën. Nga ndryshimet e vendosura mes qeverisë dhe koncesionarëve, çdo përdorues i kësaj rruge që nuk është banor i Qarkut Kukës do të paguajë nga ose 600 lekë për çdo kalim. Ndërsa, banorët rezidentë në Qarkun e Kukësit, do të paguajnë 100 lekë për çdo kalim. TARIFAT NE RRUGEN E KOMBIT NGA DATA 17 SHTATOR Tarifa për kalimin e automjeteve 5 Euro Për banorët e Kukësit tarifa është 100 lekë me TVSH deri në 44 kalime në muaj Tarifat sipas mjeteve Motoçikletat dhe automjetet me tre rrota 330 lekë Banorët e Kukësit 50 lekë Automjetet komerciale me dy akse, 6 rrota-1490 lekë Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë 2140 lekë Kamionë të rëndë me 4 akse dhe më shumë 2970 lekë Zbritjet Nga 20-30 kalime në muaj zbritje 10% Nga 30-50 kalime në muaj zbritje 20% Nga 50-60 kalime në muaj zbritje 30% Mbi 60 kalime në muaj 40% Invalidët e punës dhe shtresat në nevojë deri 0 lekë.

Comments