top of page

Mashtrimi me dekoderat/ Kushton vetëm 3$ dhe po shitet 25€

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Sep 11, 2018
  • 1 min read

  1. 1. “Digitalb-i” e tregton në kushte monopoli për 25€, ndërsa pajisja në tregjet elektronike kushton vetëm 11 dollarë. 2. 11$ është çmimi për blerës individualë. 3. Nëse negocion në tregjet online për 100 mijë copë, ofertuesit kinezë t’i ofrojnë për 3$ copa. 4. Ka fort të ngjarë që “Digitalb-i” të ketë ndjekur rrugën e pikës 3. 5. Shqiptarët, në kushte monopoli, po e paguajnë 20$ më shtrenjtë për aparat televiziv dixhitalizimin e beftë. 6. “Digitalb-i” sakaq po fiton 28$ për pajisje më tepër nga sa çmimi i kostos, në kushte monopoli. 7. Censusi i fundit i popullsisë tregoi që të pakta janë familjet me vetëm 1 televizor në shtëpi, edhe kur të ardhurat janë të pakta. 8. A nuk mund t’i blinte një ent publik këto pajisje e t’i shpërndante më pas në çmim kostoje? 9. Në pjesën e dytë të Kushtetutës, “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, kreu i parë, i parimeve të përgjithshme, neni 18, pika 2, garantohet që askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për gjendjen ekonomike. 10. Në pjesën e dytë të Kushtetutës, “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, kreu i dytë, i lirive vetjake, në nenin 23, pika 1, e drejta e informimit konsiderohet si e garantuar. 11. Mësova që edhe kompani të tjera po nxjerrin dekoderat e tyre në treg, me plus-minus 5$, dakord: në rastin më të mirë paskemi të bëjmë me kushte oligopoli, që formalisht i takon një tjetër strukture tregu, por që, sidoqoftë, me gjasë edhe në marrëveshje të heshtur palësh, nuk e lehtëson asfare publikun. 12. “Kuqezi je ti!”, mos e harro sponsorin e kombëtares së futbollit./27.al

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page