top of page

Inisiativa qytetare: Bashkia e Tiranes te heqe nga fatura termin "i pijshem". Uji ne Tiran

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Sep 6, 2018
  • 2 min read

Patrik McPatrik Sadikaj

Kam nje ftese per gjithe vendimarresit dhe qytetaret e Tiranes. Nje inisiative qe duhet ti jape fundit talljes se kryeqytetit me ujin.

Pikesepari, duhet qe

Duke mbajtur kete term, pra uje i pijshem, ne paguajme ujin automatikisht me shtrenjte. Uji e ndotur dhe i papijshem qe marrim ne rubinet nga UKT, shitet me nje çmim qe nuk e justifikon sepse ky uje nuk nuk mund te perdoret per tu pire, madje ne disa raste as per te lare rroba se trupin dhe koken jo e jo. Uji i papijshem nuk mund te na shitet me te njejtin çmim si uji i pijshem. Ne marrim ujin dhe e paguajme shtrenjte, ndersa detyrohemi te blejme me dhjetefishin e çmimit uje ne shishe dhe bidona, apo ne rastin me te lire nga autobotet e pakontrolluara qe i kalojne nen hunde institucione te bashkise. Nuk mundet qe bashkia e Tiranes te reklamoje çmime per cilesine e ujit, kur ne rubinet vjen uje me fekale, i kontaminuar dhe rrjedhimisht i papijshem. Ne nuk mund te vazhdojme te paguajme ujin si te pijshem dhe madje me çmim te rritur ne menyre te fshehte. Ne 10 veta qe njoh, kam mesuar se 7 prej tyre kane marre nje faturim uji te papijshem (ne fature shkruhet i pijshem) me vlere mbi 30 mije lek, pra shume me shtrenjte se sa dy tre muaj me pare. Kjo tregon qarte se çmimi eshte rritur megjithese ERU rrezoi kerkesen e bashkise. Nje perfaqesi qytetare duhet te kerkoje ligjerisht kete te drejte!

Nese nuk reagojme sot, neser do jete vone. Se mos harroj! Ta gezojme çmimin per cilesine e ujit qe mori Lali. Me siguri kryetari e pi ujin ne rubinet...

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page