top of page

Nuk ka fund droga nga Shqipëria, kapen 550 kg kanabis në Itali

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Sep 2, 2018
  • 1 min read

Shqipëria vijon të jetë një shqetësim përmanent për Italinë dhe të gjithë Europën për sa i përket trafikut të drogës. Vijon të mos ndalet trafiku përtej Adriatikut.

Mëngjesin e sotëm policia italiane në Brindizi ka kapur një sasi prej 550 kilogramësh kanabis sativa të marrë në Shqipëri dhe të trafikuar në Itali.

Guardia Di Financa ka bllokuar një motoskaf dhe ka vënë në pranga dy skafistët, njëri shqiptar e tjetri italian.

Autoritetet arrestuan 2 trafikantët, një shtetas italian me iniciale Ë. F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B. Ne Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg kanabis sativa që ishte ndarë në 67 pako.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page