Gazetarja Lala: Sulmi, tentativë e pastër për të më frikësuar për shkak të detyrës
- Glob News
- Aug 30, 2018
- 1 min read
Flet gazetarja e sulmuar me armë në banesë, Klodiana Lala. Gazetarja në komunikim me Unionin e Gazetarëve Shqiptarë ka thënë se sulmi është një tentativë e pastër për të frikësuar atë dhe ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si reportere.
Unioni, nga ana tjetër ka reaguar duke thënë se jo vetëm dënon ashpër sulmin ndaj banesës së gazetares, por I bën thirrje Policisë së Shtetit që të dërgojë autorët para drejtësise.
UGSH dënon ashpër sulmin ndaj banesës së gazetares Klodjana Lala
Deklarata e plotë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon me forcë sulmin e kryer në banesën e reporteres së njohur Klodiana Lala në mëngjesin e ditës së sotme.
Vetë gazetarja Klodjana Lala, i tha zyrës së shtypit të UGSH-së se sulmi është një tentativë e pastër për të frikësuar atë dhe ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si reportere.

Comments