“Po na përgjojnë…” Rama në panik instalon programin e ri, Veliaj e Ahmetaj në rresht
- Glob News
- Aug 29, 2018
- 1 min read
Publikimi i një audio-regjistrimi ku zbulohej presioni që Denar Biba dhe Ëngjëll Agaçi kanë bërë ndaj gjyqtarit, Ledi Binaku, për të ndikuar në vendimet e Gjykatës së Strasburgut për çështjet e pronësisë, duket se ka shtuar frikën te kryeministri Edi Rama. Rama ka instaluar së fundmi në celularin e tij ‘Confide’, një program për kodimin e mesazheve për të gjitha aplikacionet. Siç shihet edhe në këtë foto që publikon Politiko.al, Rama e ka shkarkuar programin në telefonin e tij, gjatë mbrëmjes së sotme. Ky njoftim (në foto) i ka mbërritur të gjithë atyre përdoruesve të ‘Confide’ që kanë të regjistruar në celularin e tyre edhe numrin e kryeministrit. Ky program bën të mundur që mesazhet që vijnë në telefon të fshihen në mënyrë automatike sapo ti i ke lexuar ato. Gjithashtu, programi fshin edhe mesazhet që ti dërgon, duke mos lënë asnjë gjurmë në celular, i cili edhe nëse hakerohet do rezultojë ‘i pastër’. Çka është edhe më e rëndësishme lidhet me faktin se personi që ti i dërgon një mesazh nuk mund ta ruajë atë nëpërmjet ‘screenshot’, sepse programi nuk e lejon diçka të tillë. Politiko.al mëson se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, e kanë instaluar gjithashtu këtë program.

Comments