top of page

Veliaj blen bluzën 107 dollarëshe, jo me paratë e fiqve, por me paratë që i vjedh Tiranës

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Aug 27, 2018
  • 1 min read

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duket se i pëlqen bluzat me motive ‘funny’, si ajo me të cilën u paraqit dje për përgatitjet e Maratonës së Tiranës dhe në përurimin e këndit të ri të lojërave në Dajt. Ai ka një stil ndryshe nga politikanët e tjerë në të veshur por zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa, nuk i ka shpëtuar një detaj të cilin mbase shumë të tjerë nuk e kanë vënë re. Bluza e kryebashkiakut kushton 107 dollarë, po aq sa gjysma e një rroge mujore për punonjësit e bashkisë dhe qytetarët e thjeshtë. “364 ditë ua heq bukën më të varfërve dhe kërkon mëshirën e Zotit një ditë duke bërë si bamirës. Flet për të varfërit dhe të pamundurit duke reklamuar veten si shitës fiqsh ndërkohë mban veshur bluzën gjoja si çuni i lagjes por që i kushton 107 dollarë. Sa gjysma e rrogës së shumicës së punonjësve të bashkisë dhe qytetarëve të thjeshtë të Tiranës.”, shkruan Zhupa. Gjatë dhjetorit të 2017-ës, muaj që përkon me festat e fundvitit, Veliaj shfaqej gjithnjë i veshur me bluza me detaje festive. Tanimë e ka ndërruar stilin me bluza me detaje gazmore.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page