Rekordi i të Sëmurit mendor; 367 mijë shqiptarë aplikuan këtë vit për lotarinë amerikane
- Glob News
- Aug 27, 2018
- 1 min read
367,231 shqiptarë, ose 13,4 për qind e popullsisë kanë aplikuar këtë vit për llotarinë amerikane. Ndër to 189, 168 mijë janë aplikime kryesore dhe 178, 063 mijë janë familjarë të aplikuesve kryesorë. Numri i aplikuesve shqiptarë në tre vjet është rritur me 6 për qind, 168 mijë shqiptarë më shumë, në krahasim me vitin 2015. Shqipëria renditet e treta në botë dhe e para në Evropë për numrin e aplikimeve. Përpara Shqipërisë renditet Liberia me 15 për qind dhe Sierra Leone me 14 për qind të popullsisë. Këto të dhëna janë bërë publike nga Departamenti i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara, raportuar në një raport të Qendrës Peë Research, e cila analizon numrin e emigrantëve të ligjshëm. Përmes llotarisë amerikane, gjatë viti 2017 janë pranuar në SHBA rreth 83 mijë persona duke përfshirë edhe familjarët e aplikuesve. Çdo vit, rreth 50,000 mijë persona nga vende të ndryshme të botës fitojnë kartën jeshile përmes llotarisë. Nga viti në 1995 deri më sot më shumë se 1 milion emigrantë kanë marrë kartën e gjelbër përmes lotarisë. Vizat ndahen në gjashtë rajone gjeografike në përpjestim me popullsinë e rajonit dhe me numrin e emigrantëve të pranuar në SHBA pesë vjeçarin e fundit. Çdo vend nuk mund të marrë më shumë se 7 për qind të numrit të përgjithshëm të vizave në dispozicion. Gjatë një viti, 5 përqind e emigrantëve hyjnë në SHBA si fitues të llotarisë amerikane


Comments