Si po transformohet Tirana cdo dite nga nje qytet i jetueshem organik ne nje fjetore masive me palla
- Glob News
- Aug 25, 2018
- 1 min read
Besnik J. Aliaj
U R B I C I D I ...

— Mjafton kjo foto të kuptosh se jo vetem qe s’ka asnje ndjeshmeri ndaj shtresezimeve historike apo cilesise se jetes ne Tirane (e kush pyet me per to?), ... qe nuk ka asnje model zhvillimi as politik as urbanistik pervec zhvillimit kriminal vertikal te nje prone te izoluar eficente per fitim korruptiv të 4-5 veteve, ... qe nuk ka asnje model tekniko-urbanistik qe mbron interesat komunitare ne baze të zhvillimit demokratik dhe mjedisor te qelizes baze të qytetit, ... qe tashme edhe ajri i ndotur po shitet e blihet nga njerezit qe jo vetem se kuptojne por thone faleminderit per prerjen e nje bilete drejt ferrit te dekoruar ne fasade, ... dhe qe ethet per të maksimalizuar fitimin e ndertuesit pronar mediash me corap ne koke, pronarit te tokës dhe politikanit dhenes/sekser lejesh jane tashme ne apoteozen qe ben kapercimin ‘cilesor’ nga korrupsioni ne mafie! — http://politiko.al/tirana-e-veliajt-serish-rekord-lejet-e-…/ ...
Comments