top of page

Prokuroria i shërben krimit, asnjë hetim ndaj trafikantit të Ballës

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Aug 25, 2018
  • 1 min read

Deputeti Luçiano Boçi nga selia e PD-së tha sot se:

“Arrestimi 7 ditë më parë nga autoritete greke i trafikantit të rrezikshëm të drogës, Edmond Bego, nxori në dritë faktin tronditës se ai u shndërrua në një biznesmen të fuqishëm ndërtimi duke përfituar miliona euro nga Buxheti i Shtetit pasi lidhi miqësi familjare me Taulant Ballën. Por Prokuroria dhe Policia kanë zgjedhur të heshtin përballë fakteve, në mënyrë që të mbulojnë në harresë të vërtetën e përfitimit të miliona eurove nga një trafikant droge në kundërshtim me rregullat e Prokurimit Publik.

Prokuroria që po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën, mikun e tij trafikant droge dhe këdo që ka shkelur ligjin dhe i ka dhënë atij miliona euro punë publike. Prokuroria hesht pavarësisht se PD ka publikuar fakte që provojnë shkeljen e ligjit, për t’i dhënë të paktën 14 milionë euro, mikut me 5 emra të Taulant Ballës.”

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page