top of page

Në pallatin e ministres ndërtim pa leje! Veliaj nuk ndërhyn

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Aug 24, 2018
  • 1 min read

Qytetarët shqiptarë ndihen çdo ditë e më shumë të pambrojtur dhe të dhunuar nga zyrtarët dhe qeveritarët e majtë. Prej disa ditësh qytetarët pranë Ministrisë së Shëndetësisë, kanë denoncuar një ndërtim pa leje, por deri tani nuk është marrë asnjë masë nga Policia bashkiake. Sipas qytetarëve, ndërtimi i përket një ish-ministri të Partisë Socialiste. Denoncimi i qytetarëve është bërë publik nga kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku. Ja çfarë shkruan Çollaku: Ndertim pa leje ne mes te Tiranes, ne hyrjen e baneses se Ministres se Shendetesise. Banoret tregojne se ndertimin po e kryen nje ish minister socialist. Banoret njoftojne policine bashkiake, inspektoratin e ndertimit, policine e shtetit. Policet vijne,pershendeten me ndertuesit abuziv dhe largohen duke nderuar. Banoret nuk e dine se kur ndertojne pa leje qeveritaret,miqte apo klientet e tyre…ligji nuk ka vlere dhe Abuzimi eshte Ligj!!!

 
 
 

Commenti


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page