top of page

Lirohet Ballisti, fjalët e para pas daljes nga burgu

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jul 10, 2018
  • 1 min read

Është liruar nga burgu prej autoriteteve kroate Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballisti. Morina ishte ndaluar në Kroaci më 2017, pas një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, me ngritjen e një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, në vitin 2014. Ballist Morina ka njoftuar lirimin e tij pas një postimi në rrjetin social, Facebook, ku ka shprehur falenderimet për të gjithë ata që kanë bërë të mundur lirimin e tij. “Me konsullin e pergjithshen te republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim,respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time. I LIRË !! Rrofte shpirti i shqiptarit”, ka shkruar ai.

 
 
 

Comentarios


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page