top of page

Kuksianët janë të vendosur për të mos pranuar asnjë lloj takse për rrugën e Kombit

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jun 23, 2018
  • 1 min read

Kuksianët janë të vendosur për të mos pranuar asnjë lloj takse për rrugën e Kombit pavarësisht mënyrave të qeverisë për të justifikuar dhe diskutuar tarifat gjoja të ulura me qytetarët dhe grupet e interesit. Para pak minutash grupi organizator i protestës për taksën e Rrugës së Kombit kundërshton skemën e taksimit të rrugës së propozuar nga qeveria dhe janë të vendosur sic thonë ata kundër taksës dhe pazareve të qeverisë me PPP-te në dëm të interesave të qytetarëve.

Kundërshtimet e grupit organizator janë për faktin se: 1. Skema vjen si pasojë e gjykimit të njëanshëm pa diskutuar paraprakisht me grupet e interest dhe pa konsideruar mendimet dhe propozimet e tyre. 2. Kjo skemë nuk e konsideron taksën si të padrejtë, por thjesht kamuflon mënyrën e pagesës. 3. Komisioni i qëndron kërkesës së mëparshme për taksë zero.

 
 
 

Comentarios


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page