top of page

125 deputetë i thonë ‘JO’ hapjes së negociatave. Holanda, votë unanime kundër negociatave

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jun 22, 2018
  • 2 min read

Parlamenti i Holandës ka marrë një vendim të rëndësishëm pasditen e së enjtes. Me një shumicë dërrmuese votash ky parlament ka vendosur të mos japë rekomandimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Lapsi.al mëson se të gjitha partitë parlamentare nga e majta në të djathtë janë shprehur në të njëjtën linjë se “rezultatet e Shqipërisë janë të pamjaftueshme për të ndërmarrë një hap të tillë”. Të njëjtat burime thanë se kanë qenë rreth 125 vota kundër Shqipërisë dhe vetëm 20 pro hapjes së negociatave të anëtarësimit. Zyrtarë të lartë holandezë ishin shprehur edhe më herët kundër propozimit të bërë nga Komisioni Europian. Në të njëjtën linjë duket edhe Franca ndërsa Gjermania deti tani shkon në favor të hapjes së negociatave me kushte. 125 deputetë i thonë ‘JO’ hapjes së negociatave Prej orës 19:30 ka nisur diskutimi i mocionit për vendimin për Shqipërinë në parlamentin holandez. Deputetët shprehen ndër të tjera se Shqipëria nuk ka përmbushur 5 prioritetet. ‘Shqipëria nuk ka përmbushur 5 prioritetet. Nuk ka të dhëna të sakta për krimin e organizuar. Ka probleme me të dhënat e luftës ndaj korrupsionit.

Rezoluta pritet të dërgohet në parlament për votim’ shprehen deputetët holandezë. Ndërkohë që sipas mediave, Holanda me shumë mundësi nuk do të japë dritën jeshile për Shqipërinë për hapjen e negociatave në datë 28 qershor. “Holanda po bllokon pranimin e Shqipërisë në BE”. Kështu shkruan një ndër gazetat kryesore holandeze ‘De Telegraf’, që citon prononcimet e ministrit të Jashtëm dhe disa politikanëve. Sipas gazetës, shumica në Dhomën e Përfaqësuesve i ka dërguar qeverisë mesazhin se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave. Problemi që shqetëson Holandën është krimi dhe korrupsioni. “Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më shumë përparime duhet të bëhen në këto pika” thotë ministri i Jashtëm Stef Blok, por sipas gazetës holandeze, qeveria ende nuk e ka mbyllur përfundimisht derën për Shqipërinë. Deputeti i CDA (Kristian Demokratëve) Van Helvert është i vetëdijshëm për ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, por kjo sipas tij nuk është arsye pazar. Nuk janë kritere për të bërë pazar për anëtarësimet. Përsa i përket reformës në gjyqësor nga 800 gjyqtarë vetëm dhjetë janë testuar. Atëherë nuk mund të thuash: vendi është gati për negociata për anëtarësim” tha ai. Në Holandë vetëm progresistët e ‘D66’ janë pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. ‘Negociatat nuk do të thotë se ata mund të bashkohen tani me ne” tha deputeti Verhoeven i D66.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page