Skandali i radhës/ Rama bllokon internetin në sallën e parlamentit
- Glob News
- Jun 21, 2018
- 1 min read
Çuditë nuk kanë fund në Shqipëri.
Pasi i ndërpreu fjalën kreut të opozitës, me urdhër të Edi Ramës është hequr edhe interneti nga salla e parlamentit me qëllim që të mos transmetohet fjala e Lulzim Bashës në Facebook.

Janë gazetarët e pranishëm në parlament që e kanë konstatuar faktin se interneti shkëputet çdo 2-3 minuta.
Sipas PD-së, në media po shpërndahet lajmi se fjala e Bashës në parlament nuk po transmetohet për shkak të internetit të kufizuar.
E vërteta është se kufizimi i internetit nuk është rastësor.
Në shkelje të ligjit, shërbimet e Kuvendit po përdorin çdo 2-3 minuta bllokimin e valëve për përdorimin e internetit.
© SYRI.net
Comments