Berisha thirrje shqiptarëve për të përmbysur Ramën: “O sot, o kurrë”!
- Glob News
- Jun 20, 2018
- 1 min read
Ish-Kryeministri Berisha përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për të përmbysur nga pushteti kryeministrin Rama. Berisha e quan Ramën antishqiptar që për karrige është gati të bëjë gjithçka, të shesë detin, tokën, të pranojë ish-terroristë në Shqipëri dhe të përzërë nga vendi rininë. Ish-kryeminisrtri e krahason madje Ramën me Jorgo Zografin.
Postimi i Berishës në Facebook O sot o kurrë duhet të përmbysim Edvin Kristaq Rames, Jorgo Zografin e dytë! Ky antishqiptar, kriminel pa atdhe për karrigen e tij është gati të bëjë gjithçka: Të shesë detin! Të shesë tokën! Të pranojë qindra mijëra ish-terroriste të ISIS në Shqipëri! Të përzë nga Shqipëria rininë, të ardhmen e saj! O sot o kurrë duhet të ngrihemi dhe të shporrim këtë kalbësirë, Jorgo Zograf të dytë nga sundimi shitja e Shqipërisë, interesave jetike, vetjake dhe kombëtare të shqiptarëve! sb

Comentarios