top of page

Dëgjesat e Ramës, kinezet mbushin sallën në Sarandë

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jun 18, 2018
  • 1 min read

Në dëgjesat publike të Edi Ramës, kohët e fundit nuk marrin pjesë vetëm shqiptarët. “Dëgjesat” janë aq sa “të kërkuara” nga populli sa kanë filluar të vijnë përfaqesues edhe të popullit kinez. Madje të pozicionohen edhe në karriget në fillim të sallës.

Në foton e publikuar nga deputetja e Vlorës Nada Meçorapaj, shfaqen në një sallë në Sarandë te dëgjesat publike me Ramën, dy kinezë. Ky takim drejtohej nga deputeti i PS-së Alket Hyseni, të cilit nuk i kanë shkuar gjërat ashtu siç duhet.

Mesa duket socialistëve u janë dashur edhe kinezët për të mbushur sallën por përsëri nuk ja kanë dalë, pasi fundi është bosh.

Deputetja ka vijuar më tej ironinë e saj duke u shprehur: “Se së shpejti, kur Rama të ketë pranuar Kampin e madh të Refugjateve që nuk i merr Europa, në degjesa do të shihni edhe ‘popuj’ të tjere nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme.”

 
 
 

コメント


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page