Basha-Braçes: Zar i bandave të Lushnjes, hajde këtu se ta tregoj unë…
- Glob News
- Jun 7, 2018
- 1 min read
Deputeti i vogël i Ramës ka tentuar disa herë të ndërhyjë gjatë kohës që Kryetari i PD, Basha fliste në Parlament. Ndërhyrjet prej goreje të Braçes e kanë mërzitur Bashën, i cili e ka quajtur atë një zar të bandave të Lushnjes. Seanca Basha i ka kërkuar kreut të kuvendit Gramoz Ruçi që të ndërpresë seancën derisa të vijnë dy titullarët e qeverisë. “Saimir Tahiri u lirua dhe e njëjta skemë po ndiqet për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj. Në këto kushte është e pamendueshme që Bundestagu dhe cilido institucion europian të realizojnë atë që kërkojmë, negociatat. Zoti kryetar! Pezullo seancën! Thirr këtu Edi ramën dhe Fatmir Xhafajn”, u shpreh Basha mnë seancë. Ndërkohë nuk kanë mumnguar as replikat e Bashës me deputetët e mazhorancës, e sidomos me Erion Braçen. “Hajde këtu se ta tregoj unë, ti zar i bandave të Lushnjes”,- iu drejtua Basha-Braçes. Ruçi ka kërkuar vazhdimisht lirimin e foltores nga Basha, por ai nuk është larguar i mbështetur nga deputetët e opozitës. Seanca është ndërprerë për 10 minuta.

Comments