top of page

Presidenti i PPE: Largimi i Xhafajt, hap i nevojshëm për përmbushjen e kushteve për të hapur negocia

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jun 5, 2018
  • 1 min read

Joseph Daul, Presidenti i Partisë Popullore Europiane ka kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt nga Ministër i Brendshëm. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane, ai ka nënkuptuar se largimi i Fatmir Xhafaj është një hap i nevojshëm për përmbushjen e kushteve për të hapur negociatat me Shqipërinë, raporton exit. Ndër të tjera, Daul është shprehur: “Ne po e ndjekim nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së Ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, unë nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje positive për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndaj ne duhet të shohim nëse do të ketë ndryshime deri në samitin e ardhshëm”. Daul është një nga politikanët më me ndikim në Gjermani dhe në të djathtën evropiane. Komentet e tij u bënë gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane, sot në Varshavë, ku u diskutua për ngjarjet e fundit në partitë e djathta në Evropë.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page