top of page

Mbyllet seanca e parë, Moisi Habilaj pranon akuzën dhe kërkon gjykim të shkurtuar

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • May 31, 2018
  • 1 min read

U zhvillua sot në Gjykatën e Catanias seanca parapërgatitore në ngarkim të grupit italo-shqiptarë drejtuar nga Moisi Habilaj. Mediat italiane raportojnë detajet e asaj çfarë ka ndodhur në këtë seancë e cila u zhvillua nën masa të rrepta policore. Në sallë ishin prezentë Moisi Habilaj i transferuar nga burgu me mjete të blinduara dhe një eskortë policore e përforcuar. Ai është futur në sallën e gjykatës përmes garazhit të saj. Për arsye sigurie policia ndaloi mediat të filmojnë gjatë seancës gjyqësore. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm shumë familjarë të të arrestuarve disa prej tyre ardhur enkas nga Shqipëria. Pas një debati mes avokatit të njërit prej të arrestuarve italianë, gjykata e shtyu seancën për në Shtator 2018 ku do të vendoset nëse do të pranohet kërkesa e këtij të pandehuri për një gjykim të shkurtuar. Sipas procedurës gjykimi shkurtuar parashikon mos shtimin e provave të reja përveç atyre që janë aktualisht në dosje. Kjo i mundëson të pandehurit dënim më të ulët. Bëhet e ditur se, Moisi Habilaj gjatë të gjithë seancës që ka zgjatur më shumë se 2 orë u shfaq i qetë madje duke qeshur me të bashkë arrestuarit e tjerë. Në një moment ai ka përshëndetur të gjithë të pranishmit në sallë. Edhe avokati Moisi Habilajt ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij. E njëjta kërkesë u përsërit edhe nga avokatët e tjerë.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page