top of page

Në kuadër të Reformës në Drejtësi, mbrëmë natën, në godinën e Prokurorisë së Durrësit, persona të pa

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • May 24, 2018
  • 1 min read

Erl Kodra

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme

Arta Marku

Dekleratë

Në kuadër të Reformës në Drejtësi, mbrëmë natën, në të gdhirë të datës 24 Maj 2018, në godinën e Prokurorisë së Durrësit, persona të paidentifikuar, me sende të forta kanë hapur derën e Zyrës së Serverit ku kanë dëmtuar dhe marrë pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë, etj. Po kështu është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e një prokurori dhe një zyrë të oficerëve të policisë gjyqësore.

Ky është shembulli më i mirë për të treguar se kontributi i personave të paidentifikuar në Reformën në Drejtësi është i pazëvendësueshëm. Aksioni i Pastrimit të Prokurorisë nga provat e krimit është mbreslënës, dhe kontribut i drejtëpërdrejtë që Reforma në Drejtësi të shkojë në rrugën e duhur. Për këtë arsye, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, të nesërmen pas grabitjes së Postës Sekrete në Prokurorinë e Durrësit, drejtuesen e kësaj Prokurorie Donika Prela e gradoi si Drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në kuadër të Reformës në Drejtësi, PPP Arta Marku, dha urdhër që akuzat e Dëshmitarit X, të gazetarit Jetmir Olldashi dhe të opozitës destruktive të mos merren në konsideratë. Agron Geron Xhafa, vëllai i vogël i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa është një Qytetarë i Respektuar i qytetit të Vlorës, i cili ka të drejtë në të gjitha dekleratat e tij. Partia Demokratike nuk ka asnjë të drejtë dhe mundësi të pengojë Reformën në Drejtësi, dhe ne do të vazhdojmë të zhdukim çdo provë nëpër të gjitha Prokuroritë e Rretheve, si dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

 
 
 

Comentarios


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page