Ja kush ia ka “blerë” Muçit vilën në Gjirin e Lalzit
- Glob News
- May 20, 2018
- 2 min read
Vila e “analistit” të oborrit qeveritar, Muç Nano në Gjirin e Lalzit ka hapur mjaft debate jo vetëm në media, por edhe në opinionin publik. Tashmë janë zbuluar fakte të reja rreth saj. Bëhet e ditur se, vilën e Lalzit, Muçit ja ka blerë bashkëjetuesja milionere, gjyqtarja Migena Laska. Pse u bë keq Muçi në “Opinion” kur iu përmend vila? Kur t’i vijë radha e verefikimit të pasurisë Migenës patjetër që do thotë se, “pasurinë e kemi vënë nga shitja e librave të Muçit në Amerikë, Francë e Britani”. Muç Nano doli nga faza gjatë debatit për dëshmitarin e vëllait të ministrit Xhafa kur ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi i përmendi vilën që ai ka në Gjirin e Lalëzit. Këtu Muçit i është fikur llampa dhe ka nisur ofendimet ndaj Bardhit. “Vila e satëme” është hakërryer Muçi ndërsa i dilnin damarët dhe ngjyra e fytyrës i ishte bërë si ajo e panxharit. Përgjigjja e Bardhit erdhi pas deklaratës së Muçit që kërkoi që të merreshin me vilat e opozitës dhe familjarëve të tyre. Në këtë moment edhe Bardhi i kërkoi që të merremi me to, të merremi edhe me vilën tëndë në Lalëz. Por Muçi nuk u përmbajt, por shpërtheu të gjithë batarenë e një provinciali dhe sharje dhe ofendime. “Analisti” i Fevziut u shpërfytyrua krejt nga njeri në një ujk plak që nuk i dukeshin as dhëmbët në gojën e shqyer kur i hakërrehej Bardhit pse i përmendi vilën në Lalëz. Ky i pafytyrë që edhe pse nuk punon në shtet merr nga katër rroga nga ministrant e Ramës për të lehur si qen i zgjebosur kundër opozitës dhe gazetarëve që kritikojnë Ramën dhe qeverinë e tij.http://durananews.com/

Comments