top of page

Kuti dhe vezë, qytetarët tallen me Ministrinë e drogës

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • May 16, 2018
  • 1 min read

Dhjetëra qytetarë kanë dalë para Ministrisë së Brendshme, ku kanë kërkuar largimin e ministrit Famtir Xhafaj, pas akuzave për vëllain e tij, Agron Xhafajn.

Protesta ka nisur me tensione, pasi policia e drogës, ka sulmuar qytetarët të cilët mbanin në duar parulla kundër qeverisë së Edi Ramës dhe ministrit Xhafaj.

Në mbështetje të protestuesve, kanë shkuar disa deputetë të PD-së, ku kanë kërkuar largimin e menjëhershme të Fatmir Xhafajt.

Protestuesit kanë goditur me vezë drejt godinës, ndërsa në hyrje kanë vendosur disa kuti, duke nënkuptuar pako me drogë.

Në kutitë e kartonit shkruhet “Porosi per Geronin”, “taksirat o Gone, ma hidh përtej detit”, “çoma dhe mua ketë plaçkën tutje o pasha”.

Protesta vjen në një kohë kur Rama nuk e shkarkoi Xhafajn, vëllai i të cilit është i dënuar me 7 vite burg në Itali, por nuk është arrestuar nga policia shqiptare. /55News.al/

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page