top of page

Prokuroria nis hetimet për vëllain e Fatmir Xhafës

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • May 12, 2018
  • 1 min read

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Hetimi për Agron Xhafën kanë nisur në kuadër të ligjit Anti-Mafia.

Hetimet për Xhafajn do përfshijnë dhe verifikimin e familjarëve të tjerë përfshirë dhe ministrin Xhafaj.

Lajmi është konfirmuar për Fax News nga Prokuroria e Përgjithshme.

Burimet thonë se Prokuroria ka deklaruar se është e vëmendshme ndaj akuzave të bëra në drejtim të Agron Xhafaj gjatë ditëve të fundit nga PD.

Pasuria e Agron Xhafës do verifikohet në bazë të ligjit anti-mafia.

Partia Demokratike ka akuzuar prej ditësh kryeprokuroren Arta Marku si të pafuqishme për të hetuar vëllain e ministrit, për shkak të lidhjeve që PD pretendon se organi i akuzës ka me qeverinë.

Partia Demokratike ka publikuar prej 3 ditësh dokumentet e dënimit të Xhafajt në Itali.

(F.G/Faxweb.al)

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page