top of page

Berisha publikon dokumentat: Ja si e ndërroi emrin vëllai i ministrit Xhafaj për t’u maskuar

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • May 11, 2018
  • 1 min read

Zbulohen dokumentet e ndryshimit të emrit që ka bërë, Agrona Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ish-Kryeministri Berisha, shkruan në faqen e tij në Facebook, se Agron Xhafaj e ka ndërruar emrin në Geron Xhafaj. “Ja se si Agroni, vëllai i Fatziut vuri maskën dhe u shndërrua në Geron. Shikoni dokumentat!’, shkruan ish-Kryeministri Berisha. Partia Demokratike publikoi para tre ditësh dosjen e plotë të dënimit të vëllait të Fatmir Xhafajt për trafik droge në Itali. ‘Fatmir Xhafaj gënjen dhe është në dijeni të vëllait të tij, që Agron Xhafaj është i dënuar në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë, duke jetuar i lirë nga viti 2013 e më pas, kur vëllai i tij ishte i fuqishëm. Me vendimin 2002 në shtator të vitit 2012, Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi dënimin me 7.2 vite burg. Agron Xhafaj është dënuar për trafik droge’, thanë gjatë konferencës së shtypit deputeti Enkelejd Alibeja dhe ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi. “Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim. Vëllai i Fatmir Xhafajt drejtues i një organizate kriminale në Shqipëri dhe Itali. Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar si pjesëtar i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA”, tha Bardhi. Në shtator të vitit 2012 nga ana e Gjykatës së Kasacionit është rrëzuar vendimi për Agron Xhafaj dhe është lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Leçes 25.I. 2011. Për pasojë, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page