top of page

Tre vrasjet e Izet Haxhisë.

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • May 9, 2018
  • 1 min read

Izet Haxhia ra ne rrjete...! Nga Dardan Gashi U kthye ne atdhe me deshiren e tij nën perbetime anonime se do fitonte lirine por ne vend te rihapjes se dosjes se bujshme"Hajdari"do rihapet dosja "Haxhia". Ne ngjarjen"Hajdari" Izeti nuk eshte ekzekutues fizik por sherbetor ose siç thuhet ne gjuhen e kanunit te veriut ai eshte"hjeksi"qe do te thote njeriu qe nxori ne prite Azemin. Prape me dialektin ne filozofine e kanunit thuhet"Me i keq hjekesi se dorasi"qe perifrazohet "Me i keq ai qe te nxjerr ne prite sesa ai qe te vret". Mirepo Izeti do perballet me tre vrasje qe i ka kryer me doren e vet. Ai ka vrare ndihmesmjeken e spitalit Bajram Curri,Mereme Matoshi. Meremja kishte djale tezje nje oficer te larte te Policise se Shtetit i quajtur Arjan Muça,i biri i ish-kreut te Komunitetit Islamik Selim Muça i cile hetonte grupin e Tropojes. Izeti e mori ne spital Meremen qe i besonte.E futi ne makine me tre deshmitare. Ajo i ra ne bese por ai e qelloi ne balle. Ne vitin 1997 Izetit i vrane vellane ne Kamez dhe ai me ish grupin e gardes se Berishes pushkatuan ne Mat nje te pafajshem pastaj vajti ne Athine dhe se bashku me Halil Haklajn vrau ate qe i kishte vrare vellain. Per kete ngjarje u indentifikua dhe ka nje denim ne Greqi.Duket qartazi se ne vend te lirise Izet Haxhia do te ndaje qeline perjetesisht me Jaho Mulosmanaj.

 
 
 

Comentários


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page