top of page

Studentja pyet Vlahutin-in: A meritojnë shqiptarët të kenë një qeveri që udhëhiqet nga banda krimina

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • May 7, 2018
  • 1 min read

Një pyetje e një studenteje në Shkodër ka shtangur sot drejtuesen e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin. Studentja e Universitetit të Shkodrës ka marrë fjalën gjatë një bashkëbisedimi dhe ka pyetur ambasadoren: Ju thatë dje se shqiptarët e meritojnë Europën, por a meritojnë shqiptarët të kenë një qeveri që udhëhiqet nga banda kriminale?

Në përgjigje të pyetjes Vlahutin u shpreh se ajo ndodhej prej 5 vitesh në Shqipëri dhe i ka ndjekur së bashku me kolegët zgjedhjet, por shtoi se është populli shqiptar ai që zgjedh qeveritë. Ambasadorja e BE-së u shpreh se populli duhet t’i shtyjë të zgjedhurit të mbajnë përgjegjësi.

Nga dita në ditë revolta e shqiptarëve ndjehet kudo. Të rinjtë dhe të rejat nuk mund ta tolerojnë më këtë situatë në të cilën po e zhyt vendin kjo qeveri, edhe me mbështetjen dhe apo thjesht me heshtjen e disa prej ndërkombëtarëve këtu. hqiptarët e kanë vrarë frikën. Studentja nga Shkodra sot na tregoi se shqiptarët po thonë ‘boll më’.http://55news.al/

 
 
 

Comentários


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page