top of page

Lulzim Basha... Zbërthejeni nga rrënjët këtë kancer që ka përfshirë Qeverinë Shqiptare. Ju i keni mu

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • May 6, 2018
  • 1 min read

Erl Kodra

Lulzim Basha,

Për një qasje serioze ndaj çeshtjes "Banda Edi Rama në Qeverinë Shqiptare"

A doni të

hpëtoni vendin nga Banda Mafioze "Edi Rama"? Bëhuni serioz dhe kapeni demin nga brirët. Provat i keni në Shërbimin Informativ të Shtetit, në Raportet Zyrtare që janë dërguar në Zyrën e Kryeministrit.

Pse ju ka kapë njëfarë pesimizmi dhe duket sikur thoni se "Edi Rama i ka kapë të gjitha"?! Po more, të gjitha i ka kapë, por ne nuk do të vdesim bash për këtë fakt, dhe nuk duhet të shtrijmë qafën dhe kurrizin duke e pranuar këtë si skllavi prangat.

Ju me siguri i keni parë Raportet e SHISH, ose të paktën e dini se ato ekzistojnë. Si Kryetar i Opozitës Shqiptare dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i keni mundësitë dhe keni akses të plotë në të gjitha dokumentat më serioze të shtetit.

Le të bëjnë të tjerët luftën e tyre të ndyrë, ju bëjeni luftën tuaj të ndershme, duke bërë publike përmajtjen e këtyre Raporteve. Ato Raporte nuk përbëjnë sekret shtetëror për asnjë shqiptar, por ato Raporte përmbajnë provën e krimit të Bandës Edi Rama, të instaluar në Qeverinë Shqiptare.

Zbërthejeni nga rrënjët këtë kancer që ka përfshirë Qeverinë Shqiptare. Ju i keni mundësitë. Kjo është detyra juaj si Kryetar i Opozitës.

Bëjeni sot, tani. Nesër mund të jetë vonë.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page