Shtypi i lirë apo shtypja e lirisë?
- Glob News
- May 4, 2018
- 1 min read
Luçiano BOÇI
Liria e medias (e shtypit) është një nga kolonat themelore të demokracisë dhe shkalla e respektimit të saj përcakton sipas vëzhgimeve ndërkombëtare, nivelin e demokracisë. Dita e shtypit të lirë e gjen vendin tonë me një liri të cunguar që shkon deri në një shtypje të së vërtetës. Gjuha e informimit është zevendësuar me gjuhën e komunikimit politik. E vërteta ka humbur konturet dhe varianti ezopik i saj po shpërndahet me shpejtësi. Mediat në përgjithësi kanë zbehur oponecën qeveritare dhe kanë stimuluar censurën dhe autocensurën. Pozita e gazetarëve vazhdon të jetë vulnerabël për shumë arsye dhe sot mund të themi që kemi gazetarë të vërtetë por jo liri shtypi të vërtetë. K/M e trajton median si zgjatim të kabinetit dhe rastet e daljes së tij (shtypit) kundër “vijës” trajtohen kërcënueshëm me sharje, lincime dhe porositje për goditje fizike, siç ishte rasti i televizionit “Zjarr”. E gjithë kjo panoramë e shtypit në ditën e shtypit dëshmon gjendjen alarmante të demokracisë së deformuar shqiptare.

Commenti