Tahiri: Ministri i Brendshëm numëron bandat në televizion, ia kalon edhe Lulit e Saliut
- Glob News
- May 3, 2018
- 1 min read
Përpos mesazheve të drejtuara në adresë të Edi Ramës, Saimir Tahiri në daljen për media ngriti akuza edhe për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Tahiri theksoi se Berisha dhe Basha vazhdojnë avazin, ndërsa Xhafaj ia kalon edhe Lulit edhe Salit.
“Njëri vinte dhe më sugjeronte, se nuk isha unë, por Rama koka e drogës dhe kështu shpëtoja, unë heshta, tregtarët dhe pazarxhinjtë dolën në treg. Tani janë të gjithë bashkë përballë meje, unë këtu jam dhe do t’ia dal. Për turpin më të madh sot Visho Ajazi është ambasador. Ilir Meta sikur e do puna njëherë mbi palët… mbeta unë të dëgjoj avazin e Saliut dhe Lulit. Edi Rama në fillim i falënderoi për kontributet, ndërsa pasardhësi im ia kalon edhe Saliut edhe Lulit. Nuk i kishin aty qytete të tëra të mbjella me hashash?! Tani iu thonë njerëzve dhe botës që i bëra unë”, tha Tahiri.

Comments