top of page

Tahiri dorëzon mandatin duke qarë

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • May 3, 2018
  • 3 min read

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se dorëzon mandatin e deputetit. “Unë deri në fund kur të bëhet drejtësia nuk do të jem më deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para dhe do të vazhdoj prapë e prapë deri kur t’ia dal, nuk jam më deputet do të përballem me këdo se besoj e vërteta mjafton dhe është më e fortë se kushdo. Unë nuk jam palaço, e nuk kam nevoje as për mandat e as për te qene deputet për tu përballur me palaçot e politikes. Me mua mund të merren do të duroj deri në fund, me familjen time janë marrë, mund të merren, do të bëjmë si do bëjmë, do të durojmë deri në fund. Deri atëherë unë do te jem këtu patjetër se kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është veç e para.” – ka përfunduar Tahiri. Ish-ministri i Brendshëm, Tahiri ka zgjedhur një rrugë tjetër për të mbrojtur veten dhe Ramën përpara lumit të sulmeve ndaj ish-shefit të tij. Tahiri duket se ka marrë një garanci nga Rama se Prokuroria e kontrolluar prej tij nuk do të arrestojë por nëë këtë pikë i duhet që të shpëtojë edhe Ramën përpara bllokadës ndërkombëtare, ose dorëzo Tahirin, ose nuk ka negociata. Një tjetër mesazh direkt për ramën dhe drogën. Tahiri ka zgjehur një mënyrë tjetër për t’iu adresuar për gjuhën e koduar. Ai i ka rënë pak nga larg duke kujtuar se çfarë i ka sygjeruar “dikush për tu mbrojtur dhe dalë i pa lagur nga akuzat. Tahiri ka vendosur veten e tij në krah të Ramës duke i dhënë mesazhin se po e mbron nga ata që i kanë çuar mesazhin për ta shitur për drogën. “Njëri erdhi dhe më tha se duhet të mbrohem se nuk jam unë trafikanti, por është Rama”, tha Tahiri duke përçuar mesazhin e një aleance mes tij dhe Ramës për të mos lejuar zbardhjen e trafikut të drogës pasi të dy ata janë aty dhe të dy ata do të bien bashkë.

Ish-ministri i Brendshëm ka drejtuar gishtin tek ministri i Brendshëm Xhafa, i cili sipas tij e ka kriminalizuar atë për trafikun e drogës. Ai kujtoi se Rama falenderoj paraardhësit për punën e bërë , ndërsa ministri i Brendshëm më kriminalizoi mua dhe policinë. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka komentuar situatën e çështjes së tij që pas nisjes së hetimeve për trafik ndërkombëtar droge. Tahiri nuk u kursye për opozitën, kur kujtoi miellin dhe çizmet e përdorura nga opozita për të penguar seancat plenare. Ish-ministri ka kujtuar fjalën e përdorur nga Rama 6 muaj më parë për Tahirin, në kohën kur skandali “Habilaj” doli në dritë “Dru i shtrembër”. Të njëjtën fjalë e rikujtoi Tahiri sot, teksa tha se “gjyqin ta bën djalli” referuar klasës politike shqiptare. Më tej ish-ministri u ndal tek zërat që qarkullojnë në media se ka qenë Tahiri shkak për mos hapjen e negociatave. “Doja të flisja në parlament por mes miellit dhe çizmeve nuk kisha rrugë tjetër për të ndarë me ju këtë qëndrim timin. Ska ngelur i madh e i vogël që ta dijë se para 6 muajsh për mua nisi një histori. Kam 6 muaj që hesht, që dëgjoj lloj e soj rrace që sikur të kisha qeverisur edhe për 30 vite nuk do kisha imagjinuar kaq akuza për veten time. “Trafikant, dru i shtrembër”-gjyqin ta bën djalli, e kam fjalën për gjyqin moral që ta bën raca që ka qeverisur këto vite. Kam bërë gabimet e mia kur kam qeverisur. Kanë thënë që më ka mbrojtur imuniteti, më ka mbrojtur Edi Rama. E kam thënë dhe do e ripërsëris, nuk më duhet mbrojtja. Tani dëgjoj që unë jam bërë pengesë për integrimin, këta që kanë vjedhur çdo gjë, dhe integrimin e paskam penguar unë? As fshihem në parlament, e as marr rrogën kot.”-tha Tahiri.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page