top of page

Tahiri degjeneron me fjalë të turpshme: Unë e di që politikanë pa kocka e pa bythë

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • May 3, 2018
  • 1 min read

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka humbur toruan gjatë një konference për shtyp, teksa fliste për akuzat ndaj tij.

I frikësuar nga hetimet ndaj tij, Tahiri i ka sulmuar të gjithë, duke përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn.

Ai ka degjeneruar, duke përdoruar fjalë fyes dhe të turpshme nga selia e Kuvendit.

“Unë e di që politikanë pa kocka e pa bythë, këtë vend e kanë shitur qindra herë, e po të donin shqipërinë sa ç’duan një përkëdhelje koke nga ca të huaj, ky vend nuk do ishte ky që është. Ekonominë nuk do e bëjë evropa e integrimi, ndaj oligarkët që i palluat me tendera e para të shqiptarëve, lekë që vodhët duke paguar për një rrugë 3 herë, për një shkollë 4 herë e për një spital 5 herë e sot as ekzistojnë, paguajini sot. Nuk ua kam fajin unë.”, tha Tahiri.

Në fund të konferencës, Saimir Tahiri u shpreh se do të dorëzonte mandatit e deputeti, duke bërë kështu që ai të mos mbrohet me imunitet.

Kjo i hap rrugë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që nëse ka prova ndaj tij, mund të arrestohet pa pasur nevojë për të kaluar në Kuvend, siç ndodhi herën e parë.

 
 
 

Commenti


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page