Erioni me lopatë po ja kalon edhe "Portokallisë" me gallatë! Ky është portreti i Erionit n
- Glob News
- May 3, 2018
- 1 min read
Ylli Dylgjeri

Erioni nuk ka rritur vetëm taksat, por po rrit edhe fansat.
Kudo shohim këto kohë në ekranet e TV-ve, Kryetari e Bashkise së Tiranës, në një plan ku dallohen: Erioni me jelek, një pemë, dhe një Person publik. Kjo trio po shoqëron lajmet për çdo ditë : Një sportist, një artist, një ekonomist apo një çiklist.., janë në krahë Tij. Për publikun që ndjek lajmet, Erioni po rritet çdo ditë bashkë me pemët që po mbjell. Erioni po mbjell pemë dhe publiku rreth Tij po "mbjell" sërisht Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Le të më thotë dikush që nuk është kështu? Hapni e shihni kronikat televizive. Erioni me lopatë po ja kalon edhe "Portokallisë" me gallatë! Ky është portreti i Erionit në këtë vit qeverisje lokale. Aq e vërtetë është kjo sa edhe dy liderët botëror Trump dhe Macron mbollën dhe ato një pemë në livadhin e Shtëpisë së Bardhë. Kjo po! Ishtë plagjaturë. Autorsinë e mbjellësit të pemëve e ka sot në Rajon vetëm Erion Velija. Nuk e ka as edhe Presidenti Putin qe Ju kërkuan rubla nga një bankier për të mbjellë pemë në Siberi. Erioni e kapur këtë treg publicistik. Pas Skënderbeut që i detyronte çiftet e reja të mbillnin pemët e ullijve, do të mbahet mënd Erioni që mbjell pemë në këtë qytet. Fatkeqësia e vetme është se nuk po ndjek dot traditën Skënderbeut. Erioni i celebron në Bashki por ato ndahen në shtëpi. Në këtë qytet ndodh që çiftet divorcohen edhe pa u celebruar... Çështje taksash? Mbase. Por kjo është një temë tjetër... Erioni, nuk ka rritur vetëm taksat, por po rrit çdo ditë dhe fansat. Urime Erion.
Commentaires