Protestuesi tërbon Ramën: “Kam fuqi, kam zanat, nuk kam punë, o i gjatë”!
- Glob News
- May 1, 2018
- 1 min read
E veçantë është protesta e këtij qytetari në Fier, që me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka vendosur të protestojë për të drejtat e tij. Me një pankartë në duar ku lexohet: “Kam fuqi, kam zanat, nuk kam punë, oooo i gjatë”, qytetari i drejtohet Kryeministrit Edi Rama kundër papunësisë, duke ironizuar thënien e tij: “Punë ka por s’ka profesionistë”. Pritet që si në raste të ngjashme, kreu i qeverisë të reagojë dhe ky protestues të punësohet sot me shpejtësi, ndërsa nesër, të jetë protagonisti i videos së mëngjesit të Ramës. Komentues të shumtë i janë kundërvënë kryeministrit Rama nbë faqene tij Facebook për gjendjen e rëndë ekonomike në të cuilët ndodhget vendi. Njëri komentuesit duket se ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, pasi vetëm atij i ka kthyer përgjigje. Komentuesi i është ankuar Ramës për sigurinë ushqimore dhe i ka kërkuar që të kthejë syte nga ky problem. Por Rama ka hedhur poshtë pretendimet e komentuesit, ashtu sikundër ndodh gjithmonë sa herë që ka kritika. “Nuk e di ku i keni nxjerrë shifrat, por ju siguroj që janë të pavërteta. Beteja për sigurinë ushqimore bëhet përditë dhe si kurrë më parë”, shkruan Rama.

コメント