Ja si policët e Veliajt dhunojnë një grua të moshuar dhe i grabisin qesen me presh (Video)
- Glob News
- Apr 20, 2018
- 1 min read
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social denoncimin mbi sjelljen e policisë bashkiake të Erjon Veliajt me qytetarët. Në videon e postuar shfaqen punonjës të policisë bashkiake që i grabisin produktet disa shitësve ambulantë. “Shikoni si plaçkisin qytetarët e mjerë gangsterët me uniformë të Lal Plehut!”, shkruan Berisha në rrjet. Po sot ish-kryeministri Berisha ka bërë publike denoncimin e dhunës së ushtruar nga policia ndaj një qytetari, vetëm se po shiste cigare në kryeqytet. Berisha ka publikuar në Facebook edhe fotot e kësaj dhunë të shtetit ndaj qytetarit. Një ditë më parë Berisha bëri publike edhe videon e dhunës së ushtruar nga policia e shtetit ndaj ketij qytetari.

Comentários