top of page

Gjykata e Apelit të Shkodrës lë në burg 3 protestues

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Apr 20, 2018
  • 1 min read

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka liruar 8 nga protestuesit kuksianë të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit për vendosjen e taksës, duke lënë në burg vetëm 3 prej tyre.

Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të masës “arrest me burg” duke paraqitur prova të reja me pamje filmike. Ndërkohë, avokatët kërkuan lirimin e menjëhershëm të 11 personave, duke paraqitur prova filmike nga momenti i arrestimet.

Në Shkodër shkuan edhe deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa policia kishte marrë masa të forta për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.

Ndërkohë, pranë Gjykatës së Apelit pati edhe një protestë, ky qytetarët kërkuan lirimin e 11 personave të arrestuar.

“Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin!”, shkruhej në pankartat e tyre. Ndërkohë, protestuesit kanë ndezur edhe tymuese pranë gjykatës, megjithatë deri tani situata mbetet e qetë, në pritje të dhënies së masës.

Top Channel

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page