Nesër Rama shkon në Shkodër, PD bëhet gati për protesta!
- Glob News
- Apr 13, 2018
- 1 min read
Lajmi se kryeministri Edi Rama do të shkojë ditën e nesërme në Shkodër ka bërë që demokratët të njoftojnë menjëherë organizimin e një proteste.
Njoftimi është shpërndarë për mediat nga dega e PD-së në Shkodër, e cila do të organizojë të shtunën një protest kundër ardhjes së Kryeministrit në qytet.
Në protest do të kërkohet lirimi I 11 të burgosurve kuksianë, të cilët u dënuan nga gjykata për shkak të dhunës së ushtruar në protestën e disa ditëve më parë në tunëlin e Kalimashit, aty ku u mbajt dhe tubimi I parë kundër taksës për Rrugën e Kombit.
Një tjetër arsye për të protestuar do të jetë dhe futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, një çështje të cilën opozita e ka ndjekur dhe denoncuar më së shumti këto ditë.
Rama pritet që nesër të ketë një axhendë të ngjeshur me takime ku fillimisht do të inaugurohet një qendër multifunksionale e deri tek momenti kur në orët e drekës, kryeministri do të takojë bizneset e vogla për të folur mbi futjen e tyre në skemën e TVSH-së./Gazeta Express
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/neser-rama-shkon-ne-shkoder-pd-behet-gati-per-protesta-523718/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

留言