top of page

Ina e Ramës do të hetojë Adriatik Llallën

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Apr 13, 2018
  • 1 min read

Ish-kamikazja e Ramës në krye të Prokurorisë do të hetojë pasardhësin e saj, Adriatik Llalla. Që në këtë moment besueshmëria e procesit është zero dhe mund të thuhet se kemi të bëjmë me një trupë anëtarësh ku të paktën njëri prej tyre e provon se kemi të bëjmë me hetim politik. Pas pezullimit të procesit të Vettingut për ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla janë mësuar dhe emrat që bëjnë pjesë në grupin që do shqyrtojë këtë vendim. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu Vettingun për Llallën, por Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë përsipër të shqyrtojë vendimin e KPK-së, duke ngritur një komision që kryesohet nga gjyqtari Sokol Çomo, dhe relatorë Luan Daçin, Ina Ramën, Albana Shtyllën dhe Ardian Hajdarin. Ish-kryeprokurorja Ina Rama, tashmë pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ishte parardhësja e Llallës në organin e akuzës.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page