top of page

Zëri i Amerikës: Biznesi në Shqipëri proteston, i rënduar nga taksat, fuqia blerëse ka rënë me 46%

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Apr 10, 2018
  • 1 min read

Bizneset e vogla në Shqipëri zhvilluan sot grevë njëorëshe, duke mbyllur dyert e shitoreve të tyre në shenjë proteste ndaj rritjes së taksave dhe vendosjes për ta të taksës së vlerës së shtuar, tvsh. Protesta u zhvillua në të njëjtën orë në të gjithë qytetet e vendit, me mbylljen e shitoreve. Përfaqësues të bizneseve të vogla pohuan se krahas vendosjes së tvsh-së, mbi ta rëndojnë edhe 37 taksa të tjera, të cilat kanë mbyllur deri tani 82 mijë biznese të vogla në 4 vite. Ata pohojnë se taksat e reja po falimentojnë masivisht bizneset e ndershme dhe synojnë të pastrojnë terrenin për bizneset klienteliste dhe korruptuese të qeverisë. Tregtarët e vegjël thonë se gjenden në një periudhë mjaft kritike, e ndoshta kohërat më të vështira, që po kalon biznesi i vogël. Me mbylljen e këtyre bizneseve, pohojnë tregtarët, ata po largohen nga vendi. Biznesi i vogël dhe i mesëm përbën 99% e biznesit shqiptare. Mbi to rëndon taksa dhe çmimet e karburantit dhe energjisë, fuqia blerëse ka rënë me 46 %. Protesta e tregtarëve të vegjël u mbështet nga opozita, që e konsideron si vazhdim të mosbindjes civile. Ndërsa qeveria tha se greva është pjesë e përpjekjeve të opozitës për të përfituar pikë politke nga vështirësitë që ndeshin grupe të ndryshme sociale.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page