Xhaka në qiellin e shtatë, vlerësohet lart në Zvicër
- Glob News
- Apr 3, 2018
- 1 min read
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, është sikurse në qiellin e shtatë me evrogolin që shënoi nga rreth 25 metra për kampionin në fuqi, Baseli, e cila barazoi në Bernë 2:2 me liderin Young Boys, në ndeshjen e javës së 27-të. Xhaka vlerësohet lart dhe është në 11-shin e javës, që e përzgjedh vazhdimisht prestigjiozja zvicerane “Blick”. Në 11-shin e javës janë: Yanick Brecher (Zurich), Michael Lang (Baseli), Eray Cumart (Sion), Llazar Çirkoviq (Luzern), Francisco Rodriguez (Luzern), Taulant Xhaka (Baseli), Sekou Sanogo (Young Boys), Marvin Spielmann (Thun), Roger Assale (Young Boys), Guillaume Hoarau (Young Boys) dhe Tomi Juriç (Luzern).

Comments