top of page

Policia arreston edhe studiuesen amerikane pse tentoi të ndihmonte qytetarët në protestë

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Apr 2, 2018
  • 1 min read

Studiuesja dhe pedagogia amerikane Lory Amy e cila ndodhet prej disa kohësh në Tiranë për një studim në lidhje me krimet e komunizmit, është ndaluar sot nga policia e kryeqytetit në zonën e Myslym Shyrit dhe ndodhet në ambjentet e Komisariatit Nr.3. Në videon që na dërgojnë persona shoqërues me zonjën Amy, shihet se stafi i policisë u kërkon atyre ta heqin celularin me të cilin filmojnë. Sipas vetë rrëfimit të zonjës Amy, teksa ajo kalonte pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, ka vërejtur që në rrugën e bllokuar nga njerëzit që protestojnë për lirimin e banorëve të Kukësit, policia lejonte hyrjen e makinave deri në një pikë të caktuar dhe më pas i detyronte ato të ktheheshin pas, duke krijuar një rreth të mbyllur lëvizjeje, që krijonte kaos në trafik. Lory Amy është afruar tek policët duke u kërkuar që t’i orientonin makinat që në hyrje të rrugës e të mos i lejonin të hyjnë në zonën e protestës, por ata kanë refuzuar. Atëherë studiuesja amerikane ka dalë në rrugë dhe ka menduar të kryejë një detyrë qytetare, duke u thënë shoferëve ta shmangin zonën e bllokuar. Në këtë moment, efektivët e policisë i janë afruar dhe e kanë ndaluar pa i dhënë një motiv për arsyet e këtij shoqërimi në komisariat. Studiuesja është ndaluar pak minuta ma parë, teksa është gjendur përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku familjarët e të arrestuarve në protestën e Kukësit janë mbledhur për të kërkuar lirimin e tyre.

 
 
 

Comentarios


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page