Me dy protesta qeveria nuk merr më frymë
- Glob News

- Apr 2, 2018
- 2 min read
Kryeministri menjëherë pas protestës së qytetarëve kuksiane u shfaq para kamerave i mërzitur, i lodhur, i pagjumë dhe që mezi merrte frymë. Kryeministri i miliona eurove palmave të hedhur kot së koti, i buxhetit më rrumpallë të parë ndonjëherë këto vite, i qeverisë që nuk ka asnjë investim publik, kishte vështirësi frymëmarrjeje. Pa dyshim që ishte në zor. Këtë nuk e përligj dot me dy kioska që qenkan dëmtuar, kur ai ka 5 vjet që shkatërron përditë një shtet të tërë. Kryeministri nuk e përfi lli zërin qytetar. Ai nuk u mor fare me ta, mbaroi punët e veta si deshi dhe kalon menjëherë në arrogancën karakteristike. Demonstrimi popullor në Kukës nuk ishte rebelim, por klithja e zërit qytetar të cilës i ka ardhur në majë të hundës kjo qeveri. Për këtë arsye, tregues të qartë ishin ato që pamë se mjaftoi një protestë për ta bërë qeverinë të kujtohet sa nuk është vonë të heqë dorë nga marrëzitë e saj. Ditën e djeshme, kryeministri u shfaq sërish i lodhur. Ai u përpoq të argumentojë politikat e tij me qeverinë paraardhës dhe me ministrat e forcës tjetër opozitare që ka pasur deri dje në qeveri. Por sa herë i duhet të justifi kohet, thotë gjithë që e kanë nisur paraardhësit. Sa herë ka “suksese” për të promovuar, thotë se e ka bërë vetë, etj. Ajo që u pa ditët e fundit, është fakti se kjo qeveri propagande, dënglash e fasadash është një makinë prej kartoni të cilës pak ujë t’i hyjë, e çon në brumatriçe. Sigurisht nuk do ketë frymë nëse protesta qytetare do jetë vijuese dhe qartësisht në objektivat e saj për t’i dhënë fund një drejtimi të gabuar të vendit.











Comments