Trau pa alternativë dhe e dyfishtë e Banal kryeministri ynë Rrugës së Kombit, hakmarrje e Ramës ndaj
- Glob News
- Apr 1, 2018
- 4 min read
Nga AZGAN HAKLAJ Rruga e Kombit është projekti më i madh dhe më i rëndësishëm nga pikëpamja kombëtare në historinë e Shqipërisë. Realizimi i kësaj vepre është triumfi përballë pengesave të shumta të cilat kishin të bënin jo vetëm me koston e lartë, por në radhë të parë me vendosmërinë e të majtës për ta penguar me çdo mjet politik këtë vepër të madhe të pagëzuar me emrin kuptimplotë “Rruga e Kombit”. Kjo kryevepër e inxhinierisë, megjithëse kalonte në një terren të vështirë malor ku u desh të lëvizeshin sasi kolosale prej 32.000.000 m kub dhéra dhe shkëmb, të ndërtoheshin mure, ura e Tuneli i Thirrës, më i gjati në Ballkan, ia doli të shkurtonte tre herë kohën e udhëtimit Tiranë-Prishtinë e anasjellltas. Kur poeti i madh Dritëro Agolli e përshkoi “Rrugën e Kombit” një dekadë më parë gjatë vizitës së tij në Prishtinë tha i entuziazmuar :-“Pas 10 vjetësh askush nuk do të pyesë sa ka kushtuar kjo rrugë”. Patriarku socialist kishte parasysh sulmet e egra që i bënte e majta z. Lulzim Basha, fi nalizuesit të kësaj vepre të Qeverisë Berisha. Edi Rama e Qeveria e tij koncesionare e shëtitëse me demonstrime paternaliste në 5 vjet qeverisje nuk kanë ndërtuar as një km rrugë të re Ai groposi 100 milionë euro në Rrugën Tiranë– Elbasan-Gjinar, bajpasin e Fierit, Lungonorën e Vlorës e vepra të të tjera që janë iniciativa të Qeverisë Berisha, e që kanë ndodhur ditën për diell me bekimin e plotë të Ramës e misionarëve të tij të korruptuar. Prangosja e disa drejtorëve sekser dhe e zyrtarëve të niveleve të ulta ishte një tymnajë për të mbuluar megaskandalin gjigand dhe vjedhjen kolosale që Rama e banda e tij u bëjnë qytetarëve shqiptarë prej 5 vjetësh. Natyrshëm lind pyetja”-“Përse Edi Rama i ve taksë të dyfi shtë Rrugës së Kombit”?! Urrejtja e tij patologjike ndaj shqiptarëve dhe ndaj atyre të Veriut në veçanti është vetëm një anë e problemit që ai ka me veriorët. Ai është i bindur që dëmi që i shkaktohet ekonomisë, turizmit, lëvizjes së lirë dhe imazhit të Shqipërisë është shumëfi sh më i madh se përfi timi që ka shteti e shqiptarët nga kjo taksë që fi llon nga 5 -22 euro që shkon në xhepat e dyshes Salillari-Kastrati. Kryeministri Rama e urren Kosovën njësoj si babai i tij shpirtëror Enver Hoxha e daja i tij, Spiro Koleka. Ai nuk dëshiron që Shqiptarët e anës tjetër të kufirit të vijnë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Shëngjin, Vlorë lirshëm si vllau tek vllau e të ndihen natyrshëm si në shtëpinë e tyre. Preteksti se “Rruga e Kombit” kërkon shpenzime të mëdha e të pa përballueshme për buxhetin e shtetit është një mashtrim i madh, një çorbë që ju serviret shqiptarëve nga kazanët e “guzhinës së Rilindjes”. Por ky pretekst dëshmon dhe një të vërtetë se nuk mund të vesh taksë të dyfishtë, në një rrugë të papërfunduar, pa alternativë dhe që bie ndesh me deklarimin e bashkimit doganor. Një dekadë pas ndërtimit të saj “Rruga e Kombit” i ka sjellë Shqipërisë dhe ekonomisë së saj fitime, të cilat përbëjnë më shumë se gjysmën e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë , pa llogaritur miliona euro që Kosova importon nga Shqipëria në materiale ndërtimore e produkte agroushqimore. Nga ana tjetër është taksa skandaloze qindra mijëra eurosh e fshehur tek çmimi i karburanteve, të cilën qytetarët tanë i paguajnë” Edvin Sulltanit” për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor. Shtoj këtu edhe taksën e qarkullimit të automjeteve i bie që kryehajduti zhvat kaq shumë lekë nga populli i vet, sa mund të shtronte të gjitha rrugët me tapet të kuq. Rama vjedh këtë taksë që dikur e vodhi kryeministri Majko, sot ministër në kabinetin e tij. Shqiptarët nuk e kanë harruar ende taksën Majko . Vepra të tilla të mëdha kombet e qytetëruara, perandoritë e mbretëritë e tyre i kanë ndërtuar qysh në lashtësi, por askush nuk është kujtuar të vendosë taksë në rrugën që lidh dy pjesët e një kombi. Këtë s”e bënë as romakët, me të famshmen “Rrugën Egnatia”, as Shteti i Arbrit dhe as i Skënderbeut. Nuk është rastësi ndërtimi i Kalasë së Rodonit e i Portit të saj nga Heroi ynë Kombëtar, strategu e burrështetasi gjenial në kushtet e rënda të luftës për ekzistencë i lidhi trojet shqiptare me detin duke siguruar një komunikim të pandërprerë për nevojat ekonomike e ushtarake të shtetasve të tij . Në kufi rin shqiptar që Rama kërkon të bllokojë e të vendosi barrierë janë derdhur lumenj gjaku në betejat për liri e bashkim kombëtar, për shembjen e “Mureve të Berlinit” mes shqiptarëve. I kujtoj këtu Ramës, betejat legjendare të UÇK-së, e po ndalem tek shembia e kufi rit mes shqiptarëve në Koshare. Agim Ramadanin, komandant i pathyeshëm që ra në Koshare, kishte shkruar: M’u shterrshin sytë nëse pushoj Lirinë tande tuj ëndrrue. Mallkuar qoftë gjaku im, Nëse më vrasin pa luftue. Luan Haradinaj ra në kufi rin që ndante shqiptarët. Për të fi tuar lirinë dhe për të shembur kufi jtë e barrierat luftuan Jasharajt e Haradinajt. Ranë për të mbetur në altar Komandanti legjendar Adem Jashari me Hamzën e Shabanin e gjithë familjen. Ranë Bedri Shala, Bekim Berisha, Ardian Krasniqi, Mujë Krasniqi, Fehmi e Xheve Lladrovci, Yll Morina, Urim Rexha, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Njazi Azemi, Agron Rama, Iljaz Kodra, vëllezërit Gursel e Bajram Sulejmani, Shkëlzen Haradinaj, Tahir Sinani, Fadil Nimani, Ismet Jashari, e mijëra e mijëra të tjerë dhanë gjënë më të shtrenjtë jetën për të shembur kufi rin mes shqiptarëve . Me të drejtë Kosova i ka vendosur emrin Rrugës së Kombit “Ibrahim Rrugova”, në shenjë nderimi për kontributin e tij për Kosovën e për Atdheun. Kryeministri do të taksojë gjimnazistët, studentët, veteranët e qytetarët e Shqipërisë, e vetëm kur të japin para për kryekusarin do të vizitojnë Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën e Bacës Isë, bukuritë e Rrozhajës, Plavë-Gucinë e Ali Pashë Gucisë, Sanxhakun që po sllavizohet, Shkupin e Nënë Terezës, Preshevën e Ridvan Qazimit , kullat legjendare të Prekazit e të Gllogjanit, ku është shkruar epopeja e re e lavdishme e Kombit Shqiptar. Në anën tjetër të rinjtë e të rejat e Kosovës, shqiptarët e Malit të Zi,

Comments