Berisha-Ramës: Hiq menjëherë taksën se e zeza të pret ty dhe klikën tënde!
- Glob News
- Apr 1, 2018
- 1 min read
“Dy fjale per llum-kazanin! “Rruga e Kombit”, qe ti e quaje dikur “Rruga e Asgjekundit” o llum-kazani, vertet ka kushtuar 1.2 miliarde euro por per te ngjallur urrejtje kombetare ti u fshehe shqiptareve se ajo rruge i ka sjelle Shqiperise mbi 300 milione euro ne vit te ardhura, pra deri sot mbi 2.5 miliarde euro, nga te cilat 90% Shqiperise bregdetare dhe Tiranes! Prandaj o llum-kazan leri turfullimet e kercenimet e tua frymendara e plote urrejtje, me kod penal e narkopolice, dhe hiqe menjehere taksen tende plaçke ne “Rrugen e Kombit” se e zeza te pret ty dhe kliken tende! Revolta qytetare do fitoje!”, shkruan Berisha në Facebook.

Comments