top of page

Nesër në orën 11:00 Kosova e Shqipëria bashkim në protestë!

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 30, 2018
  • 5 min read

Nesër në orën 11:00është paralajmëruar një protestë masive që do të bashkojë Shqipërinë dhe Kosovën kundër taksës së“Rrugës së Kombit” qëështë vendosur nga Rama për të ndarë dy vendet. Qytetarët do të protestojnë pikërisht në vendin ku është ngritur trau që ndan jo vetëm Shqipërinë me Kosovën, por edhe Veriun me pjesën tjetër të vendit. Organizimii protestës është inicuar nërrjetet sociale dhe solidarizimi ka vazhduar përgjatë dy ditëve të fundit në të dy anët e kufirit. Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit kanë kundërshtuar njëzëri taksën e “Rrugës së Kombit” dhe kanë i bërë apel qeverisë që të anulohet kjo tarifë. Kryetar i Këshillit Bashkiak Kukës, Gjelbrim Shehu u shpreh se, anëtarët e të gjitha forcave politike do të zhvillojnë protesta paqësore deri në heqjen e taksës për kuksianët. Protesta do të mbahet të shtunën (31 mars) tek trau në “Rrugën e Kombit”. Gjelbrim Shehu: “Sot u mbajt një mbledhje jashtë radhe nga Këshilli Bashkiak Kukës dhe u ra dakord unanimisht që të organizohet një protestë paqësore ditën e shtunë në orën 11:00 tek trau i vendosur në “Rrugën e Kombit” për shkak të vendosjes së taksës në funksion. Dhe ne duke e trajtuar si një çështje shumë të ndjeshme për rajonin tonë e ndjejmë si obligim, si përfaqësues të komunitetit të Kukësit, që të mblidhemi të gjitha forcat politike pa dallim dhe të organizojmë një protestë shumë paqësore, duke vënë në dijeni qeverinë për një taksë të padrejtë si edhe t’i kërkojmë që të gjendet një zgjidhje për rajonin tonë”. Edhe Këshilli Bashkiak i Hasit dhe i Tropojës kanë vendosur që të kërkojnë nga qeveria dhe Kuvendi anulimin e kësaj takse si edhe do të zhvillojnë protesta paqësore.

Mimoza Kusari Lila për “Rrugën e Kombit”: Kur nuk na pengon Serbia na pengon Rama Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila ka komentuar caktimin e taksës në “Rrugën e Kombit” nga ana e qeverisë shqiptare. Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se, kjo taksë i zhvesh të dy qeveritë nga pretendimet se po punojnë në mbledhje të përbashkëta për të përafruar dallimet mes shteteve. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e saj të plotë: 10€ për 10 vjet shtet – “Talli” i rrugës së Kombit 10€ pagesë për vajtje ardhje në rrugën e kombit zhveshën dy qeveritë nga pretendimet se po punojmë në mbledhje të përbashkëta të qeverive për të përafruar dallimet në mes dy shteteve. 10€ për një makinë deri në 3.5 t absurd shqiptar andej kufirit. Ende më keq, tanimë kur ministri i Infrastrukturës së Kosovës deklarohet se, nuk e kanë ditur për këtë shumë dhe për këtë punë?!?! Por, çka kanë biseduar ministrat e Infrastrukturës sa ishin bashkë në mbledhje të dy qeverive?! Tre zv/ministrat kosovarë në qeverinë e Shqipërisë, përfshirë, zv/ministrin e Turizmit, u konsultuan sado pak për këtë pikë, apo nuk janë për t’u konsultuar aty?! Kosovarët janë jashtë çdo kategorie, vizitorët më të shumtë të shtetit amë, ndaj me këtë taksë rrugore, a po pretendohet të ulet numri i tyre apo si është puna?!

Sa për ilustrim, në qershor të vitit 2017 nga 437 mijë e 820 turistë që vizituan Shqipërinë, 31% erdhën nga Kosova, që do të thotë 135,724 turistë erdhën nga Kosova për një muaj vere. Të gjithë këta do të shpenzojnë së paku 30-fishin e taksës prej 10 €, andaj çfarë po synon shteti shqiptar të arrijë me këtë taksë tani?! Apo, preferon më tepër turistët që do të vijnë me avion dhe anije dhe do të shpenzojnë dy-tre fish më tepër se kosovarët. Neve shqiptarëve, kur nuk na pengojnë serbët në integrim, sikur me autostradën energjetike (linjën 400 kV), ne pengojmë njëri -tjetrin me talle të autostradës rrugore. Çfarë kalkulimi u përdor për të nxjerrë këtë shifër? A e dijnë autoritetet e Shqipërisë që pagesat vjetore për shfrytëzim të autostradave evropiane nuk kalojnë 200 €? Cili është motivi dhe cilat janë pritjet nga kjo tarifë?! Shumë më mirë do të ishte të kishte folur Kryeministri i Shqipërisë për këtë pagesë në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, sesa që lundroi në imagjinatën e vet dhe foli për President të përbashkët në mes të dy shteteve. Ndoshta Shqipëria e liruar se po ecim drejt liberalizimit të vizave, dëshiron të na ndihmojë të gjejmë rrugët për në Evropë, ndërsa evropianët t’i lëmë të vijnë në Shqipëri. Arsyetim tjetër nuk më vjen në mend për këtë tarifë për autostradën e papërfunduar. Lëre më, që ana kosovare ende nuk e i ka vendosur tarifat e veta. Nëse mund të ketë absurd të kësaj pranvere, atëherë ky është absurdi më i madh.

Haradinaj paralajmëron Ramën: E ke tepruar me taksën në “Rrugën e Kombit” Për Kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, taksa e vendosur nga Rama për “Rrugën e Kombit” është e tepruar Taksa prek më së shumti kosovarët, thekson Haradinaj, i cili bën një llogari të thjeshtë: për shkak të mospërfundimit të rrugës, ata, sipas tij, humbin me amortizim makinë e kohë, e duke i shtuar edhe 5 eurot e taksës, e gjithë kjo, për kryeministrin e Kosovës është e ekzagjeruar. “Për mua është e tepruar, sidomos për faktin se nuk po e shoh të jetë thënë që do ta përmbyllim këtë autorrugë vjeshtën e këtij viti. Të thuhet do vendosim kritere, mirëmbajtje dhe këtë taksë, atëherë jemi në rregull. Unë e paguaj me qejf, jo 5 euro, por sa të duash, ama mos na e lë rrugën ashtu”, deklaroi Haradinaj. Kamionistë nga kompani të Kosovës protestuan paraditen e së mërkurës në Morinë kundër taksës, që për makinat e tonazhit të rëndë, parashikohet rreth 22 euro. Oda Ekonomikë e Kosovës ka shprehur shqetësime në lidhje me barrierat që bizneseve kosovare po i vendosen nga Shqipëria. Së fundi edhe taksa për “Rrugën e Kombit”, që duhet secili që hyn në tunelin e Kalimashit të paguajë, ka shqetësuar bizneset. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, beson se ky vendim do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, raporton KP.

Gërxhaliu tha se nëse vazhdon kështu, ajo më nuk është “Rrugë e Kombit”. “Rruga e Kombit” kështu nuk do të jetë “Rrugë e Kombit”, por rruga e përfitimit të kompanisë Kastrati”, tha Gërxhaliu gjatë konferencës ku u prezantuan rezultatet e studimit rreth barrierave dhe mundësive të sektorit prodhues në vend. Gërxhaliu në këtë konferencë ka folur edhe për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. ku shfrytëzoi rastin që për këtë vendim t’i përshëndes deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë votuar atë. Ai ka bërë apel tek vendet e Bashkimit Evropian. që të mos merret si kusht lufta kundër korrupsionit. sepse pësojnë qytetarët dhe bizneset, pasi që siç tha Gërxhaliu, “politikanët nuk do të vuajnë pasojat”. “Dua të besoj që kriteret më kryesore janë përmbushur”, tha Gërxhaliu.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page