top of page

Cilat deputete dhe ministre të Ramës duartrokitën shefin për “atë gjënë që nuk ngrihet”?

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 30, 2018
  • 2 min read

A e krahasoi Kryeministri shqiptar popullin e tij me organin seksual mashkullor?! Këtë lipset ta sqarojë ai vete publikisht, pasi deklarata e tij ne kontekst pati një jehonë të madhe në rrjetet sociale. Të shumtë janë qytetarët që kanë reaguar ashpër. Po kaq edhe politikanët… Teksa fliste për taksën e Rrugës së Kombit dhe akuzonte opozitën nga foltorja e Parlamentit, Edi Rama u shpreh kështu: “Nuk mundet që ju të pengoni asgjë dhe të ndaloni asgjë! Kërcënimet: Shiko do ngrihen këta, do ngrihen ata. Bjeri bjeri se do ngrihet. Ai i shkreti kokë ulur s’të përgjigjet dot. Eshtë poezi që e di doktori. Pyeteni doktorin se e di mirë ai atë punë”. Në rastin konkret ata që kanë paralajmëruar se do ngrihen janë qytetarët e thjeshtë që kundërshtojnë taksën e Rrugës së Kombit. Nesër tek Tuneli i Kalimashit është lajmëruar një protestë. Por për të mos ju larguar thelbit, deklaratës në kufijtë e absurdit të Kryeministrit, më poshtë keni disa prej reagimeve ndaj tij.

Sali Berisha, ish-kryeminister: Kjo eshte gjuha e perçmimit dhe poshterimit te njerezve te thjeshte qe Edvin Kristaq Rama perdori ne parlament! Bledian Koka gazetar: Te lumte b… Edi Rama qe e krahason popullin opozitar me nje k…Por kur te ngrihet a do gjeje vrime ku te futet valle? Petrit Vasili: E keni dëgjuar që për fat të keq që ky kryeministër ka bërë një krahasim vulgar duke e krahasuar popullin me organin gjenital mashkullor. Ky që ka nis karrieren lakuriq do e mbyllë lakuriq. Julian Deda, aktor: I dashur popull, dogjojeni pak me çfare ju krahason Kryeministri juaj. Ju si te doni tani, ndaç ngrihuni ndaç rrini kokulur. Andis Harasani, ish-deputet: Jam shume kurioz te di cilat nga deputetet femra te PS dhe cilat ministre duartrokiten pas kesaj fjale te Kryeministrit tone te nderuar.

 
 
 

コメント


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page